Ismajli iu bën thirrje qytetarëve: Mos i sfidoni udhëzimet, sepse do të përballeni me ndëshkime

Fatkeqësisht, jo të gjithë qytetarët po iu përmbahen udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore në Kosovë për të qëndruar në shtëpi, sepse kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar nga koronavirusi, i cili po e gjunjëzon botën.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ju ka bërë thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje dhe respektim maksimal të vetizolimit.

Përndryshe, do të detyrohemi të ndërmarrim edhe masa ndëshkuese, ka thënë ai.

Ismajli ka thënë se kjo situatë nuk është në favorin tonë, prandaj duhet ta kuptoni që po përballemi me një pandemi e cila po merrë kahje të përhapjes.

Postimi i plotë i nënkryetarit Ismajli:  

Nga njoftimi i fundit i Policisë së Kosovës, kemi informacione se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur për shëtitje dhe rekreacion në fshatin Stanishor, Përlepnicë dhe te Penda e Livoçit.

Kjo formë e lëvizshmërisë është rreptësisht e ndaluar, për shkaqe të rrezikshmërisë së përhapjes së koronavirusit.

Me këtë ju bëjë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim maksimal të vetizolimit, përndryshe do të detyrohemi të ndërmarrim edhe masa ndëshkuese.

Kjo situatë nuk është në favorin tonë, ta kuptoni që po përballemi me një pandemi e cila po merrë kahje të shpërndarjes.

Këtë luftë do ta dërgojmë deri në fund, me çdo çmim, e çdo mjet, si një familje e tërë, pa asnjë tolerancë për ndëshkuesit, për ata të cilat nuk i respektojnë masat e ndërmarra nga institucionet./mediafokus.info