Nënkryetari për komunitete, Kadir Hysein mirëpritet nga Bordi i Drejtorëve

Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e Bordit të Drejtorëve, ku është mirëpritur nënkryetari për komunitete, dr. Kadir Hysein, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.

Në këtë takim është folur edhe për luftën kundër pandemisë, investimet publike dhe përgatitjet për testin e arritshmërisë dhe të maturës.

Sa i përket çerdheve publike, është bërë e ditur se rezultatet e fëmijëve të pranuar do të publikohen më 15 gusht, ndërkohë që është konfirmuar se ato janë të gatshme për t’u hapur në fund të gushtit.

Ndryshe, gjatë javës, në Gjilan janë hapur gjashtë çerdhe private, të cilat operojnë sipas rekomandimeve të ekspertëve.