Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë (Foto)

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, po kërkon nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Policia po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e policisë.

Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast që ka ndodhur në janarin e këtij viti.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që ka ndodhur në janar të vitit 2020, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, njofton policia.