Nëse nuk e mban maskën, kaq do të dënohesh nga Policia

Ka hyrë në fuqi Ligji për Pandeminë, pas publikimit në gazetën zyrtare, raporton Mediafokus.info.

Ligji parasheh disa kategori dënimi. Pra, nga sot, ai që nuk e mban maskën, do të dënohet në shumën prej 35 euro.

Dënim i njëjtë parashihet edhe për personat që nuk e mbajnë distancën fizike.

Ndërkaq, personat që nuk e respektojnë orarin e qarkullimit, do të gjobiten me 200 euro.

Ligji është bërë me iniciativë të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, derisa para një javë është dekretuar nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi./Mediafokus.info/