Nëse vërtetohen lëshimet, ministri Vitia duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e të riut

Pikelluese dhe tronditese vdekja e sotme tragjike e te riut gjilanas, ne karantine, ne Qendren e studenteve ne Prishtine.

Ne kohen kur Ministri i Shendetesise, z. Arben Vitia, kishte bere lirimin nga karantinimi ne Qendren e Studenteve ne Prishtine, te disa personave, me arsyetimin se kishin semundje psiqike, vjen lajmi trondites per familjen dhe qytetin e Gjilanit, per vdekjen tragjike te nje te riu gjilanas po nga kjo karantine!

Aq me pikellues behet lajmi kur mesojme se 26 vjeçari gjilanas, para nje dite kishte ardhur nga Gjermania, dhe kishte rezistuar qe te mos futej ne karantine per shkak problemeve shendetesore, qe thuhet ti ket pasur ai.

Nese vertetohen keto leshime, qe rezultuan me pasoja fatale, ministri Vitia duhet te ndergjegjesohet per largimin e tij te menjehershen nga detyra dhe te thirret ne pergjegjesi penale.

Me kete rast, familjes se te ndjerit dhe qytetareve te Gjilanit, i shprehi ngushellimet e mia te sinqerta!

Shefik Surdulli /Keshilltar Komunal, nga PDK- Gjilan/