Nevoja për vazhdimin e disciplinës qytetare, është e jashtëzakonshme

Dr. FERID AGANI

Situata me infeksionin viral Covid-19 në vendin tonë po hynë në fazë të re me shenja evidente të përhapjes por në përmasa ende të kontrollueshme falë angazhimit sistematik të institucioneve shtetërore dhe disciplinës qytetare në përmasa mbresëlënëse. Dje u shënua edhe rasti i parë i vdekjes së një qytetari me këtë infeksion viral, në shtetin tonë. Shfrytëzoj rastin që të dërgoj lutjet më të sinqerta për shpirtin e të ndjerit dhe ngushllime për familjen si dhe dëshirat për shërimin e shpejtë të anëtarëve të tjerë të sajë që janë të hospitalizuar.

Nevoja për vazhdimin e disciplinës qytetare është e jashtëzakonshme, të vazhdojmë të dëshmojmë kulturën tonë qytetëruese. Ta mbajmë virusin sa më të izoluar, në këtë mënyrë do tia humbim fuqinë dhe do t’ia mundësojmë sistemin tonë imunologjik që më lehtë ta shkatërroj si në nivelin individual ashtu edhe në atë kolektiv.

Bashkëveprimi ynë i disciplinuar krahas mbizotërimit të vështirësive të kushtëzuara me izolimit e imponuar, shton krenarin tonë kolektive, e rritë vetëbesimin tonë se nuk ekziston asgjë në rruzullin tokësor që ne të bashkuar me ndihmën e Zotit të Madhërishëm nuk mund ta tejkalojmë.

Shndërrimi i agresivitetit, ankthit e frikës, në vullnet, motivacion, guxim e vetbesim për të realizuar një synim fisnik siq është mbrojtja e jetës së bashkëqytetarëve e veçanërisht të atyre më të moshuar me sëmundje kronike, nënkupton aktivizimin e sublimimit dhe altruizmit, dy mekanizmave më të pjekur mbrojtës të personalitetit, gjë që të gjithëve si komunitet na ngritë në nivelet e shoqërive më të qytetëruara Europiane. JU LUMTË. Në ditë të vështira dëshmohen vlerat. Me sjellje të këtillë po dëshmojmë se jemi në gjendje të ndryshojmë veten dhe familjet tona dhe me këtë me siguri se do të meritojmë edhe ndihmën e Krijuesit fuqiplotë deri në fitoren përfundimtare mbi virusin kërcënues që doli nga bota shtazore dhe u përhapë në mesin e njerëzve.

Ndryshimi i shprehive personale dhe sakrifica e nevojave dhe shtytjeve tona narcistike është përpjekje shumë e vështirë dhe shumë herë edhe mision i pamundshëm që rezultoi me shumë dukuri negative në shoqërin tonë për çka kemi qenë të dëshpëruar si individ e si komunitet në vitet e pas luftës, por çdo krizë paraqet edhe mundësi për rrugëdalje dhe përvetësim të sjelljeve më të pjekura individuale e kolektive. Situata aktuale është mundësia e jonë dhe e tërë botēs, këto ditë po e rizbulojmë ngrohtësinë e lidhjeve familjare dhe rëndësinë e mbështetjes reciproke. Të fuçizojmë këto vlera, ato kanë qenë gjithmon tonat.

Uroj që edhe kolegët e mi nga politika të jenë në nivel të këtyre vlerave qytetare që po rizbulohen në shoqërin tonë nga dita në ditë; uroj dhe pres që të jenë në gjendje që të tejkalojnë kornizën e ngushtë të interesave të tyre partiake e personale dhe të sakrifikojnë shtytjet dhe nevojat e tyre narcistike të cilat po mundohen pa sukses ti arsyetojnë nëpërmjet mekanizmit të papjekur mbrojtës të racionalizimit duke i paraqitur si interesa të përgjithshme.

Populli ju ka tejkalua të dashur kolegë, në këtë krizë, qytetarët po veprojnë në mënyrë shumë më të pjekur se sa ju, madje po ju tërhjekin vemendjen edhe me zhurmë mekanike sikur fëmijëve të vegjël kur i tejkalojnë suazat e sjelljes së mirë me gjithë respektin për fisnikërin e personaliteteve të njoma të fëmijëve.

Është e domosdoshme që elita politike menjëherë të ndërprejë këtë sjellje thellë regresive duke krijuar kushtet për tërhjekjen e menjëhershme të mocionit për votëbesimin e qeverisë, që na bëri gaz të botës.

Të bashkohen fuqitë rreth vlerave tani më të dëshmuara jashtëzakonisht të larta profesionale të mjekëve, infermierëve, mamive, policëve, ushtarëve, zjarrfikësve, higjienistëve e të gjithë profesionistëve të tjerë institucional e privat të angazhuar në menaxhimin e situatës aktuale.

Të lihen anash ndasitë, të bashkohen politikanët ashtu siç janë bashkuar qytetarët dhe familjet e tyre, përndryshe si politikan do të rrezikojmë ndëshkim të rëndë në rastin e zgjedhjeve të para që vijnë sepse ky popull më nuk do të harrojë se ata që i kanë zgjedhë kanë qenë nën nivelin e tyre të organizimit dhe veprimit, në ditët më të vështira për shtetin dhe kombin./mediafokus.info

#rrinshpi #shperndaje