Neymar detyrohet t’i paguajë miliona ish-skuadrës së tij, Barcelonës

Ish sulmuesi i Barcelonës, braziliani Neymar, i dalë punë me ish ekipin e tij, raporton Mediafokus.info.

Braziliani e ka humbur gjyqin me Barcelonën, dhe tani detyrohet t’i paguajë klubit katalanas 6,7 milionë euro.

Përndryshe, Neymar e kishte paditur në vitin 2017 Barcelonën duke pretenduar se gjiganti spanjoll i kishte atij borxh 43,6 milionë euro për disa bonuse.

Por kampioni në fuqi i Spanjës ishte kundërpërgjigjur menjëherë, duke e paditur brazilianin.

Duket se pas kësaj disfate, Neymar vështirë se do të pranonte tani rikthimin te Barça, pasi edhe vetë e kishte shpehur interesimin./Mediafokus.info/