Nga 1 tetori, Zvicra lejon ngjarjet me më shumë se 1.000 njerëz

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 tetori të lejojë ngjarjet me më shumë se 1.000 njerëz, në kuadër të zbutjes së masave kundër coronavirusit në përputhje me rrethanat, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Mediafokus.info.

Siç raportojnë mediat, hapja e masave do të bëhet për ngjarjet sportive, kulturore dhe fetare, por jo edhe për aktivitete të tjera.

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, ka thënë se me zbutjen më të re, Këshilli Federal dëshiron të lejojë një “kthim të caktuar në normalitet” pas një pandemie gjashtëmujore.

“Na duhet të gjejmë një mënyrë për të jetuar me virusin”, ka thënë ai.

Aktivitetet me më shumë se një mijë njerëz janë ndaluar në Zvicër që nga fundi i shkurtit./Mediafokus.info/