Nga 35 deri në 500 euro gjobë për ata që nuk i respektojnë masat anti-COVID-19

Ata që nuk i respektojnë masat anti-COVID-19, mund të dënohen nga 35 deri më 500 euro, raporton Mediafokus.info.

Kështu kanë vendosur sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët në lexim të dytë, e kanë votuar Ligjin mbi Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky ligj morri shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit.

Sipas ligjit, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro, po ashtu ata që nuk respektojnë distancën do të dënohen me 35 euro.

Dënime më të larta parashihen për ata që nuk respektojnë orarin e kufizimit të lëvizjes ku dënimi është 200 euro, kurse për ata që nuk respektojnë izolimin dënimi është 500 euro.

Në kapitullin pesë të këtij Ligji, në amendamentin 28, thuhet se masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj shqiptohen nga Policia e Kosovës, Inspektorati shëndetësor, Inspektorati farmaceutik, Inspektorati sanitar dhe Inspektoratet komunale./Mediafokus.info/