Nga e hëna, Kosova me manual të ri anti Covid 19

Nga e hëna, Kosova do të ketë manual të ri anti Covid 19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar stafet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe atë të Klinikës Infektive, për të diskutuar gjendjen me Covid dhe masat qe duhet ndërmarrë pas shtimit të rasteve.

Qeveria po përgatit një manual për funksionim të veprimtarive të ndryshme në këto rrethana.

Në këtë udhëzues që përfshinë të gjitha institucionet publike, private dhe shumë veprimtari të tjera ekonomike, kulturore, punën kryesore e kanë profesionistët shëndetësorë./mediafokus.info