Nga java e ardhshme, 33 laboratorë mund të bëjnë testime serologjike

Ministri i Shëndetësisë, Amend Zemaj, ka konfirmuar se nga java e ardhshme 33 laboratorë mund të nisin kryerjen e testimeve serologjike për COVID-19 në Kosovë, transmeton Mediafokus.info.

Sipas tij, deri tash për licencë kanë aplikuar 123 institucione, derisa theksoi se janë shqyrtuar 37 aplikacione, prej të cilave 33 kanë plotësuar kushtet dhe mund të nisin punën nga java e ardhshme.

Këto informata, ministri Zemaj i ka bërë publike në konferencën për media, të së premtes./Mediafokus.info/