Nga kjo lagje e Gjilanit janë tre të infektuarit e sontëm me virusin Corona

Në Gjilan janë konfirmuar edhe tri raste të reja me virusin corona, shkruan Mediafokus.info.

Kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka njoftuar se bëhet fjalë për raste kontakti familjare, me të infektuarin e para tri netësh.

“#Dita93. Në Gjilan i kemi të konfirmuara edhe tri raste të reja që janë kontakte familjare nga me të infektuarin e para tri netësh. Përkundër shënimit të festave të lirisë, ne sot gjatë ditës e kemi mbajtur takimin e rregullt të Shtabit për menaxhimin e emergjencave. Apelojmë që të festoni me kujdes nesër, në Ditën e Çlirimit, duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë. Asgje s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook.

Mediafokus.info merr vesh nga burimet brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike se rastet e fundit janë nga lagjja Arbëria dhe po monitorohen nga Shtabi komunal./Mediafokus.info/