Nga nesër dyfishohet liria e lëvizjes për qytetarë

Prej datës 4 maj ndryshojnë masat e emergjencës shëndetësore, të cilat janë marerë nga autoritetet me qëllim parandalimi të përhapjes së pandemisë.

Zgjerimi i mjundësive të lëvizjes do të bëhet si rezultat i uljes së numrit të rasteve të reja me koronavirus dhe shtimit të rasteve të shëruara.

Faza e parë nisë nga data 4 maj deri më 18 maj. Gjatë kësaj periudhe, orari i lëvizjes së qytetarëve dyfishohet, nga 1.5 në 3 orë, i ndarë para dite dhe pas dite.

Faza e dytë nis nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nuk do të ketë më rotacion të orarit por nga nesër qytetarët do të dalin dy herë nga 90 minuta, para dhe pas dite.

Vitia ka theksuar se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i respektojnë masat e qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 38 raste të shëruara dhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Aktualisht janë gjithsej 823 raste me 336 të shëruar dhe 22 të vdekur në Kosovë. Pacientët e vdekur kanë pasur edhe sëmjundje tjera shoqëruese, sipas mjekëve./mediafokus.info