Ngjarje e rëndë në Ferizaj, vritet një 83-vjeçare

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një vrasje në Ferizaj, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin.

Agim Gashi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt i tha Telegrafit se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit.

“Policia e Kosovës rreth orës 08:20 mëngjesit ka marrë një informatë për një rast të vrasjes dhe ka dalë në vendngjarje”, tha ai.

Gashi bëri të ditur se viktima është një grua 83-vjeçare, shtetase e Kosovës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar.