Niveli i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, flasin për çiftelinë!

Në kohën kur Kosova po përballet me probleme të mëdha, deputetët gjejnë kohë të flasin për çiftelinë, shkruan Mediafokus.info.

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, gjatë interpelancës me temën për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për pyetje që po i bëjnë.

Ai ka ironizuar me deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, të cilit i tha se këndon mirë me çifteli, por “kufijtë përcaktohen me kushtetutë”.

“Ku është kufiri i Kosovës, Rexhë ti knon mirë me çifteli po kufijtë i kemi të përcaktuar në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Dhe në bazë të Kushtetutës, institucionet e Kosovës janë të obliguara që të mbrojnë kufijtë e vet. Kushdo qoftë në pushtet, qoftë ai Albin Kurti a Avdullah Hoti, Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, e Ramush Haradinaj. Kufijtë duhet t’i mbrojë e sigurojë”, ka thënë Gashi./Mediafokus.info/