Një 52-vjeçar nga Zubin Potoku vdes si pasojë e koronavirusit, ishte i spitalizuar në Serbi

Një 52-vjeçar nga Zubin Potoku, në pjesën veriore të Kosovës, ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Pacienti ishte spitalizuar në Kragujevc, ku edhe vdiq, ka bërë të ditur sot radio-kontakt, bazuar në të dhënat e Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut.

Me këtë është rritur në dhjetë numri i pacientëve që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në katër komunat veriore me shumicë serbe, të cilat pacientët e kësaj pjese të Kosovës i dërgojnë për spitalizim në Serbi.

Në Kosovë kanë vdekur edhe njëzet pacientë të tjerë, nga regjionet tjera, duke e ngritur në 30 numrin e të vdekurve në  nivel vendi.