Një fëmijë mbytet në pus, një tjetër ende nuk është gjetur

Një fëmijë ka vdekur në Milloshevë, pasi ka rënë në një pus me ujë dhe një tjetër është duke u kërkuar nga ekipet e kërkim shpëtimit, raporton Gazeta Express

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një femije rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi”, ka thënë Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë në ujë. /mediafokus.info