Një grua bie në bunar, nuk mbijeton

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Vushtrri, ku një grua, në rrethana ende të panjohura, ka rënë në një bunar. 

Gruaja është dërguar në emergjencë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.