Një grua gjendet pa shenja jete në Hogosht të Kamenicës

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Hogosht të Kamenicës. Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

“Fsh. Hogosht, Kamenicë 26.08.2020 – 11:05. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër  kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës