Një i lënduar nga aksidenti i tmerrshëm në rrugën Gjilan – Prishtinë

Nga aksidenti i pasditës në rrugën Gjilan-Prishtinë, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur për Mediafokus.info, zëdhënësi i Policisë për regjionin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“Në rrugën Gjilan – Prishtinë, në orët e pasditës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Përpos dëmeve materiale, lëndime të lehta ka pësuar një person. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti”, ka thënë shkurt Hashani./Mediafokus.info/