Një i ri nga Mushtishti vdes nën një urë në Slloveni, derisa ishte duke punuar

Një i ri nga Mushtishti i Kosovës ka përfunduar jetën tragjkikisht në Slloveni, ku ndodhej prej një viti. Kosovari i moshës 35-vjeçe ka vdekur nën një urë, në Celje të Sllovenisë, derisa ishte duke punuar.

Sipas informacioneve që posedon Metro, viktima me inicialet D.T, (1985) ishte duke punuar në një urë dhe më pas këmbët e saj janë shembur mbi të.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale. Mësohet se i ndjeri ishte i martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije. /mediafokus.info