Një pacient me Covid, në gjendje kritike

Katër pacientë të infektuar me Covid 19 janë në gjendje të rëndë, ndërsa njëri prej tyre pak më keq, raporton mediafokus.info, duke u bazuar në njoftimin nga Klinika Infektive.

Përndryshe, nëntë pacientë të sëmurë me COVID-19, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinkën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka pubikuar raportin e Infektivës, sipas së cilit, katër pacientë janë në gjendje të rëndë.

Klinika është në pritje të rezultateve për dy pacientë.

“Një pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, thuhet në raport./mediafokus.info