Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje

Në fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrrisë, një person është gjetur pa shenja jete. Policia e Kosovës dyshon për një vetëvrasje.

“Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30-fishekë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML.”, thuhet në raportin e PK-së.

/mediafokus.info