Një person ndalohet në mbajtje për dhunë ndaj prindit

Sipas statistikave të policisë, në periudhën kohore 29 korrik – 4 gusht 2020, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 34 incidente, ndërsa janë arrestuar e  ndaluar 16 persona. Në të njëjtën periudhë janë evidentuar 10 aksidente trafiku me lëndime, ndërkohë që nga policia ka shqiptuar 575 gjoba (tiketa), ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore gjatë 24 të fundit të datës 4 gusht 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar dyqind e tetëdhjetë e tetë forma (288) , (fletë paraqitje) për mos respektim të këtyre masave. Në Gjilan janë shqiptuar gjithsejtë njëqind e katër dhjet e shtatë (147) forma që u janë dorëzuar inspektorëve sanitar ose edhe janë shqiptuar direkt gjatë bashkëveprim me ta në terren. Të gjithë këta persona janë takuar nga policia duke mos i përfill vendimin e qeverisë. Rastet e evidentuara nëpër komunat e DR të policisë në Gjilan: Nga Komuna e Gjilanit njëqind e katër dhjet e shtatë (147) fletë paraqitëje, nga Komuna e Kamenicës njëzet e dy (22), nga Komuna e Vitisë gjashtëdhjetë (60), nga Komuna e Kllokotit trembëdhjetë (13) , Komuna Novobërdës dy (2), dhe nga njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet tjera mbështetëse janë evidentuar katër dhjet e katër (44) raste. Në pesë (5) raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistua inspektorët sanitar komunal. Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën të gjithë ata që takohen duke mos i zbatuar këto masa ndaj tyre do të ndërmerren veprime të parapara me ligj.

“Dhunë në familje”

Me 4 gusht 2020 rreth orës 21:20 I dyshuari shqiptar, shtetas i Kosovës pas një mosmarrëveshje që ka pasur me prindin e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij me çka i shkakton lëndime trupore. Viktima posedon edhe raportin mjekësor mbi lëndimet e marra. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit ndalohet në mbajtje për 48 orë. Rasti në PTh.

“Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope anologe”

Me 4 gusht 2020, rreth orës 16:20, nga Policia e Kosovës, njësitet e specializuara anti drogë që veprojnë në Gjilan, kanë ndalur dhe arrestuar të dyshuarin shqiptar, shtetas i Kosovës, ku gjatë kontrollit te i njëjti është gjete substancë e dyshuar narkotike që dyshohet të jetë e llojit Heroin ku pas matjes ka rezultuar 0.7 gram. I dyshimti ka rezistuar ndaj hetuesve policor duke tentuar që edhe ta shkatërroj substancën e dyshuar narkotike, me gjithë rezistimin është arrit që i dyshimti të futet nën kontroll dhe të arrestohet, po ashtu dëshmia e konfiskuar të ruhet si provë materiale për gjykatë. I dyshimti është intervistu në prezencë të mbrojtësit zyrtar. Ndaj tij me vendim të prokurorit të shtetit është caktu masa e ndalimit për 48 orë, i ngarkuar për “Posedim i Pa autorizuar i narkotikëve, Substancave psikotrope Anologe”, nen i 269, i KPRK-së. Rasti është duke u hetuar.  /mediafokus.info