Një personi që po hynte nga Serbia në Kosovë i konfiskohen mbi 65 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se një personi që po hynte nga Serbia në Kosovë i janë konfiskuar mbi 65 mijë euro në vendkalimin kufitar në Merdare, raporton mediafokus.info

Sipas komunikatës, personi në fjalë ka tentuar që fshehurazi ta sjellë në Kosovë këtë sasi të konsiderushme parash.

Komunikata e plotë:

Njësit e antikontrabandës kapin mbi 65.000 euro

Prishtinë 14 gusht 2020 Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kane konfiskuar sasi te konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sot në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që ne mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga serbia një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro.

Paratë kane qenë të fshehura mire dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes.

Personi është ne mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera.