Një veturë kaplohet nga zjarri derisa ishte e parkuar

Një veturë në Gjilan është përfshirë nga zjarri. Djegia e veturës ndodhi gjatë kohës sa ishte e parkuar dhe falë reagimit të disa qytetarëve është arritur që të shuhet zjarri.

Në një video të Indeksonline shihet edhe momenti kur shuhet zjarri, e për fat të mirë nuk ka ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes më pas kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve që u dolën në ndihmë gjilanasve.