Një video për nostalgjikët e Gjilanit

Gjilani si qytet dhe si qendër urbane ka një historik relativisht të gjatë.

Thuhet se gjatë historisë, tri herë u dogj dhe tri herë u ringjallë nga hiri i vetë, shkruan mediafokus.info.

Pak kush e mban mend qytetin e vjetër, me kalldrëma e dyqane me çepenga.

Vetëm prej pasluftës kanë kaluar njëzet vjet. Brezi i tashëm nuk mban mend asgjë nga qyteti i dikurshëm.

Në këtë video të papublikuar më parë, të cilën Shefqet Bajrami ia ka dërguar redaksisë sonë, nën muzikën e këngëtarit Naser Berisha, mund të shihni pamje nga qendra e qytetit, një vit e gjysmë pas luftës./mediafokus.info/