Njësitë speciale godasin krimin në Karaçevë të Kamenicës

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë nisur një operacion të madh kundër krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare në Karaçevë, transmeton Mediafokus.info.

Mësohet se rreth 500 policë janë në këtë aksion, në vendin ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Bëhet e ditur se janë arrestuar disa persona në kazino atje.

Ndryshe, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, në zonën që konsiderohet neutrale, tash e një vit operojnë dhjetëra kazioni ilegale./Mediafokus.info/