Nuk dorëzohet Ibrahim Tatlises, rikthehet me hite të reja

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises rikthehet pas shumë lotësh e vuajtjesh përgjatë shtatë viteve të kaluara.

Largimi nga muzika dhe skena muzikore, ku Irahimi ishte i popullarizuar jashtëzakonisht shumë, ishte i detyrueshëm për arsye shëndetësore.

Ndonëse nuk është aktiv në skenë, Tatlises vazhdon të jetë mjaft aktiv në krjimin e hiteve në Turqi.

Sa i përket jetës personale, Ibrahimi është përfolur shumë për lidhjet e tij të dashurisë si dhe tri martesa.

Martesa më e përfolur ishte ajo me aktoren turke, Aysegul Yildiz me të cilën këngëtari ka një vajzë.

Dashurinë e tyre me martesë, çifti e kurorëzuan në vitin 2011, por kjo martesë mori fund në vitin 2013.

Këngëtari është baba i shtatë fëmijëve, pesë vajzave dhe dy djemve.

Tani, pasi e ka rimarrë veten, flitet se Ibrahim Tatlises është martuar sërish./mediafokus.info