Nuk është opsionale vendimi Gjykatës Kushtetuese

Izmi Zeka

Mos humbni kohë se a do ta pranojnë ky apo ai subjekt vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është opsionale vendimi Gjykatës Kushtetuese.

Kosova ka ligje të mira, institucione të cilat obligohen për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Demokracia e lejon edhe këtë aspekt të mendimit. Gjykata Kushtetuese nuk është fontanë dëshirash në vendimet e saj. Andaj kjo që po ndodh kohëve të fundit është për të vjellë.

Nuk ka rëndësi se dhe si e mendon ky apo ai politikan vendimin e Gjykatës. Pak ka rëndësi, Gjykata në vendimet e saj është e pavarur dhe obligative për të zbatuar.

Koha nuk pret për debate të tilla dhe të panevojshme për një çështje e cila nuk do komentim as edhe interpretim pasi asnjëri në Kosovës nuk ka obligim dhe të drejtë ligjore që të kontestojë diçka që nuk ka kompetencë.

Ata që kanë kohë për lajme sensacionali le të merren. Shteti është i formësuar dhe si i tillë funksionon mbi parimet e demokracisë por edhe të respektimit të ligjeve në Kosovë.

Sa për deklarimet për dhe kundër vendimit të gjykatës që pritet të merret mos humbni kohë.

Ata që kanë kohë le ta komentojnë dhe të japin ide por gjërat e shkruara e zeza në të bardh nuk e ndryshon vendimin e pritur nga gjykata.

Karvani ecën….

(Autori është anëtar i KP të PDK-së)