Nuk ishin binjakë, por dy vëllezër vdesin për një ditë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj e Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, kanë vdekur në të njëjtën kohë. Ata nuk ishin binjakë, por vdekja i mori bashkë, gjatë natës së mbrëmshme.

Nuk është konfirmuar nëse vëllezërit Zekaj kishin Covid-19, por dyshohet se ishin të prekur nga gripi.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e tyre në Pejë:

‘Ju njoftojmë të nderuar vëllezër e miq se babai ynë Haxhi Mustaf Zekaj dhe axha ynë Haxhi Zekë Zekaj ndërruan jetë mbrëmë. Allahu i mëshiroftë të dy. Ata ia dorëzuan shpirtin Krijuesit së bashku, ashtu siç edhe jetuan gjithnjë të pandarë. Babai dhe Axha ishin punëtorë e të devotshëm, të ndershëm dhe të respektuar nga të gjithë. Prandaj rrimë me shpresë te i Madhi Zot se në boten e përtejme do të gjejnë çfarë t’ju dëshirojë zemra nga mirësitë e Allahut i cili është Falës dhe Mëshirëplotë.

Për shkak të situatës që po kalojmë, ju ftojmë të luteni për ta nga shtëpit tuaja, ndërkohë që në ceremoninë e rastit do të jenë vetëm familja e ngushtë. Të pame nuk do ketë’. /mediafokus.info