Nuk ka virus që i ndalon kosovarët të mos mblidhen në ahengje

Kosovarët nuk po i respektojnë sa duhet masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Në Istog është organizuar një aheng familjar, ku kanë qenë të ftuar rreth 70 persona.

Personi i dyshuar, organizatori i ahengut, ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë i cili në familjen e tij kishte organizuar aheng familjar në të cilin kishin qenë rreth 50-70 persona. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit  procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /mediafokus.info