Nuk kishin para për të paguar lindjen në spital, detyrohen ta shesin foshnjën

Një çift indian u detyruan të shesin foshnjën e tyre të porsalindur në një spital, sepse nuk kishin mundësi të paguanin faturat mjekësore.

Shiv Charan dhe gruaja e tij Babita iu rëndua fatura prej afro 450 euro, pasi djali i tyre i vogël u lind me operacion cezarian në spitalin në Agra.

Charan dhe gruaja e tij nuk kishin para – kështu që spitali ‘bleu’ fëmijën për afro 1,500 euro për të paguar faturën, thanë prindërit për Times of India.

Menaxheri i spitalit Seema Gupta thotë se fëmija iu është “dhënë” e jo “shitur”, duke pretenduar se prindërit nënshkruan dokumente duke rënë dakord për transferin.

Çifti tashmë ka pesë fëmijë, teksa gjendja e tyre financiare është e rënduar.