Nuk pendohet i biri që ia preu kokën nënës

44-vjeçari Olsi Çekiçi, i cili ia preu kokën nënës, para pak ditësh, doli para Gjykatës për t`u marrë në pyetje për krimin, raportojnë mediat shqiptare.

Gjykata vendosi burg pa afat për Olsin, edhe pse avokati i tij kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke propozuar një masë sigurie me afat 40 ditë, periudhë kjo gjatë së cilës Çekiçi do t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.

44-vjeçari ka shpjeguar se si ka ndodhur ngjarja, duke pranuar se e ka vrarë nënën dhe ka plagosur vëllanë, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën.

Ai është shprehur se nuk është penduar aspak, pasi sipas tij, nëna Firdes Çekiçi merrej me djallin dhe i kishte bërë magji.