Nuk po vret koronavirusi, po vret karantina

Myzejene Selmani

Sot i dha fund jetës edhe një i ri, në mënyrën më të tmerrshme, duke u hedhur nga konvikti, aty ku e mbylli qeveria.

Vdekja e një djali të ri, i vetmi në familje, që dje ishte kthyer nga Gjermania, e bën edhe më të dhemshëm rastin, pasi dëshmitarët kanë thënë se ai kishte kundërshtuar të futej në karantinë shkaku i problemeve shëndetësore, por nuk ishte marrë parasysh.

Futja me detyrim në karantinë e një personi me probleme psikike, e bën përgjegjës shtetin për vdekjen e tij.

Ky djalosh nuk e vrau veten, por atë e vrau karantina e ngritur nga shteti, i cili i fut aty njerëzit me detyrim.

Jemi dëshmitarë se kjo nuk është viktima e vetme e izolimit, në emër të mbrojtjes nga virusi.

Para disa ditësh, shkaku i karantinimit u hodh nga banesa një e re, po ashtu nga Gjilani dhe vdiq.

Koronavirusi nuk ka vrarë asnjë person të vetëm deri tani në Kosovë.

Të gjithë ata që vdiqën në këtë periudhë, sipas mjekëve, kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Deri kur do të na torturojë kështu kjo qeveri në ikje, që na ka mbyllur në karantinë, pa ndonjë argument shkencor që izolimi është shpëtim nga koronavirusi.

Jemi perjashtuar nga dielli, nga ajri i pastër, nga natyra, nga jeta.

Deri kur kështu do të durojmë?