Numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Anamoravës po i presin rezultatet e testimit për Covid-19

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Anamoravës po i presin rezultatet pas testeve të bëra të shtunën për Covid-19, shkruan Mediafokus.info.

Qedra Rajonale e Shëndetit Publik ka njoftuar për Mediafokus se Gjilani prinë me 17 persona, 13 janë nga Vitia, ndërkaq 5 nga Pasjani.

Tek rastet e Gjilanit janë kontakt i të prekurve të fundit, të cilët janë kryesisht nga qyteti.

Nga 23 marsi kur edhe zyrtarisht u shënua rasti i parë me Covid-19, Gjilani deri të premten ka shënuar 47 raste të infektimit.

“Nga të gjitha këto raste, 23 raste janë në vetë-izolim, 5 raste në hospitalizim, ndërsa 18 raste janë të shëruar plotësisht”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.

Ndërkohë, njëri nga të infektuarit e kësaj komune ka ndërruar jetë ditë më parë./Mediafokus.info/