Nusja e rrah vjehrrin, e bën për spital

Një grua 40-vjeçare është arrestuar gjatë ditës së sotme pasi akuzohet se ka rrahur vjehrrin e saj, raporton Policia e Lezhës. 

“Specialistët për Hetimin dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P., 40 vjeçe, banuese në fshatin Krajen, Lezhë.

Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj, shtetasit Z.P., 70 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.