Ora e parë e mësimit nesër i kushtohet pandemisë

Nesër në mbarë territorin e Kosovës nis viti shkollor 2020/2021 dhe ora e parë e mësimit i kushtohet pandemisë, raporton Mediafokus.info.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se e vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit COVID-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet.

“Ministria e Arsimit sipas planit të detajuar në master plan, ka paraparë një shumë të konsiderueshme monetare për financimin e shpenzimeve të komunave. Në kuadër të këtyre shpenzimeve bëjnë pjesë mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia. Këto mjete do t’i ndahen javën që vjen komunave proporcionalisht bazuar në numrin te nxënësve. Të gjithë pjesëmarrësin në shkollë janë të obliguar të bartin maska, MASH-ti ka shpërndarë rreth gjysmë milioni maska në të gjitha shkollat në territorin e Kosovës. Në rast nevoje është paraparë angazhimi me normë plotësuese i rreth 1,000 mësimdhënësve për 9 muaj, treqind mësimdhënës në gjendje të renduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do të jenë të mbuluar financiarisht, 100 punëtorë teknik, etj”, tha ai./Mediafokus.info/