Osmani e Kosnett nderojnë viktimat e 11 shtatorit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnett kanë vendosur kurora lulesh te pllaka përkujtimore e sulmeve të 11 shtatorit që ndodhën në Amerikë.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se sulmi i 11 shtatorit zgjoi ndërgjegjen e demokracive anë e kënd globit për të luftuar terrorizmin, shkruan Telegrafi.

“Për të nderuar 11 shtatorin e vitit 2001, ku shumë shtetas amerikan në mesin e tyre edhe shqiptar humbën jetën nha një sulm i tmerrshëm terrorist që zgjoi ndërgjegjen e botës dhe ndërgjegjen e demokracive anë e kënd globit për tu bashkuar dhe luftuar terrorizmin”, ka thënë Osmani.

Osmani ka theksuar se Kosova dhe populli i saj si populli më pro amerikan, kanë qëndruar edhe atëherë e qëndrojnë edhe sot me popullin amerikan në nderimin e viktimave të këtij akti të shëmtuar terrorist e do të qëndrojnë përgjithmonë bashkë me popullin amerikan në kërkim të drejtësisë për të gjitha viktimat.

Në anën tjetër, ambasadori Philip Kosnett ka thënë se sot nuk kujtojmë vetëm ngjarjen e keqe të 11 shtatorit 2001, por edhe bashkëpunimin në mes popullit të Kosovës dhe Amerikës.

“Për dy dekada populli i Kosovës dhe ai amerikan kanë qëndruar së bashku që ta luftojmë terrorizmin. Duke kujtuar të kaluarën duhet të punojmë për të ardhmen e dy vendeve tona e po ashtu edhe fqinjët”, ka thënë Kosnett.

Kosnett ka shtuar se në një ditë si kjo ne kujtojmë sakrificën, humbjet dhe guximin e policisë dhe zjarrfikësve