Osmani mbështet ҫdo nismë për hetim të pavarur për rastin tragjik të Agonit

Kryekuvendarja Vjosa Osmani, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musliu nga Livoҫi i Epërm i Gjilanit, e cila e humbi djalin 25-vjeҫar, Agon Musliu, raporton Mediafokus.info.

Përmes këtij telegram, Osmani është shprehur e gatshme të mbështesë ҫdo nismë për hetim të pavarur për rastin tragjik.

Ja telegram i plotë:

”E dashur familje Musliu,

Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e ka  pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.

Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila I ka prekur zemra e cdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.

Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim  cdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë cfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe.

Dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit”, thuhet në telegram.

/Mediafokus.info/