Osmani: Me Lutfi Hazirin kemi raporte shumë të mira…

Vjosa Osmani ka konfirmuar se me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, kanë raporte shumë të mira, raporton Mediafokus.info.

Por, e pyetur nga analistët nëse kanë aleancë të përbashkët për ta marrë lidershipin e LDK-së, ajo e ka mohuar një gjë të tillë.

“Është publike që unë dhe z. Haziri kemi raporte shumë të mira. Ne mbajmë kontakte. Por, nuk është që ne kemi qëllime për ta përmbysur LDK-në”, i është përgjigjur Osmani analistëve./Mediafokus.info/