Osmani: Tarifa nuk është çështje vezësh
Pas sulmit me vezë ndaj zëvendësministrit, Avdullah Hoti, ka reaguar edhe kryeparlamentarja Osmani.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se tarifa nuk është çështje vezësh.
“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës. As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta çojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani./medifokus