Pacientët me COVID-19 kafshojnë mjekët dhe tentojnë të ikin nga spitali

Mbrëmjen e së shtunës, një ndodhi e pazakontë u regjistrua në një spital në Romë, që përfshiu 3 emigrantë të infektuar me COVID-19, të cilët ishin nën trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pacientët në fjalë, që ndodheshin prej disa ditësh të shtruar në spitalin ushtarak të Cielo-s për shkak të COVID-19, nuk donin të qëndronin më të shtruar dhe refuzimi i mjekëve eskaloi në dhunë.

Ata qëlluan me grushte dhe kafshuan mjekët dhe infermierët që u përpoqën t’i ndalonin për t’u bërë rrezik për njerëzit e tjerë, deri në mbërritjen e policisë, e cila i arrestoi.

Për këtë incident të rëndë reagoi dhe opozita italiane, e cila e quajti qeverinë Conte të paaftë për të siguruar jetën e qytetarëve të saj. /tch/