Pacienti i 17’të me koronavirus është nga Dumnica

Është konfirmuar personi i 17 me virusin korona në Kosovë dhe ai është nga Dumnica.

Rasti u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ramadani ka thënë se bëhet fjalë për një familjar të personit të infektuar nga fshati Dumnicë i Podujevës.

Sa i përket gjendjes së të infektuarve, momentalisht në gjendje më të vështirë është 77-vjecari nga Stublla e Vitisë./mediafokus.info