Pacienti që vdiq sot me Covid ishte një zyrtar tatimor

Sot ka vdekur edhe një person me Covid 19 në Kosovë.
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se 61-vjeçari nga Prizreni, i cili vdiq sot nga COVID-19, ishte inspektor tatimor në Drejtorinë Regjionale të Prizrenit.

“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19. Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit!”, thuhet në njoftimin e ATK’së.

Klinika Infektive ka bërë me dije se sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K (1959) nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive (NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar pozitiv për COVID-19.