Pas 30 vjetësh Gjukanoviq në opozitë, partitë pro-serbe në pushtet me mbështetjen e shqiptarit

Pas 30 vjetësh në pushtet, partia e Milo Gjukanoviqit do të shkojë në opozitë në Mal të Zi, pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën, shkruan Mediafokus.info.

Ndërkohë, partitë pro-serbe do ta bëjnë qeverinë, ku edhe kanë marrë mbështetjen edhe të partisë së shqiptarit, Dritan Abazoviq, pasi koalicioni i tij “E zeza mbi të bardhën” mori 5.57 përqind të votave.

Vijesti shkruan se në mbrëmjë është mbajtur një takim mes liderëve të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhën”, ku Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, ku liderët janë pajtuar shpejtë për disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme.

“Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë”, thuhet në deklaratë./Mediafokus.info/