Pas 6 orësh Presidenti del nga Specialja, intervistimi vazhdon edhe nesër

Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objekti i Dhomave të Specializuara, ku është intervistuar nga prokurorët që kanë dorëzuar aktakuzë ndaj tij.

Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

”Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve”.

”Ishte çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të Prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër.”, ka deklaruar Thaçi para gazetarëve.