Pas 73 ditësh, asnjë rast pozitiv me Coronavirus në Kosovë

Pas 73 ditësh të përballjes me pandeminë, është hera e parë që në Kosovë nuk rezulton asnjë rast pozitiv me coronavirus, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ky institucion shëndetësor ka njoftuar se janë shëruar katër persona.

Ndryshe, rasti i parë me virusin Corona në Kosovë është lajmëruar më 13 mars, derisa numri i përgjithshëm e kalon shifrën 1 mijë./Mediafokus.info/