Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë në moshën 72-vjeçare Metush Ramadani

Sot në Përlepnicë të Gjilanit, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, Metush Arif Ramadani (1948).

Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë Nuhi Nuhiu.

Metushi, shkollen fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (drejtimi i tregtisë) në Gjilan. Ishte ndër kuadrot e para me shkollim në drejtimin e tregtisë. Në vitin 1965, për herë të parë u punësua në Ndërmarrjen Tregtare “16 Nëntori” në Gjilan.

Pjesën më të madhe e kaloi në Shtëpinë e Mallrave në Gjilan, ku punoi derisa pushteti serb i largoi shqiptarët nga puna me masa të dhunshme.

Metushi ishte edhe adhurues dhe njohës i mirë i sportit, sidomos i futbollit.

Meta ishte qytetar i respektuar dhe i dashur jo vetëm për familjen, po edhe për bashkëvendësit dhe gjithmonë i gatshëm që të ndihmojë secilin që kërkonte ndihmë prej tij.

‘Metushi la pas vete një familje të respektuar për rrethin dhe komunitetin’, ka shkruar Nuhiu./mediafokus.info