Pas ritestimit, vetëm dy pjesëtarë të SC Gjilanit rezultojnë pozitiv

Sport Club Gjilani përmes një komunikate ka informuar se pas ritestimit ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtar i shtabit teknik.

Sipas njoftimit, thuhet se gjendja e pjestarëve të klubit është stabile, pa simptoma të virusit Covid-19 dhe se të nëjtit janë në shtëpitë e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.

Siç ka bërë të ditur klubi, pjesa tjetër e skuadrës ka rezultuar negativ në testimin e fundit dhe të njëjtit janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes, në San Marino, në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Evropës./mediafokus.info/